Trump kërcënon me padi komedianin Trevor Noah për shakanë lidhur me Epstein

Nga admin
457 e lexuar

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërcënuar të padisë prezantuesin e Grammy-t, Trevor Noah, pas një shakaje që ai bëri për financierin Jeffrey Epstein në skenë.

Trump e kritikoi komedianin si një “humbës total”, duke shtuar “do t’i dërgoj avokatët e mi të padisin këtë patetik, pa talent dhe budalla dhe ta padisin për shumë para’”.

Trump kritikoi shakanë e Noah, të bërë pasi u shpërnda çmimi i këngës së vitit në ceremoninë e së dielës në mbrëmje.

Duke shkruar në Truth Social Trump tha se “Noah tha… se Donald Trump dhe Bill Clinton kaluan kohë në ishullin e Epstein. GABIM!!!”.

“Nuk mund të flas në emër të Billit, por unë nuk kam qenë kurrë atje, as diku afër…, nuk jam akuzuar kurrë se kam qenë atje… Noah, një humbës total, më mirë t’i sqarojë faktet dhe t’i sqarojë shpejt”.

”Përgatitu Noah, do të argëtohem pak me ty!”, thekson Trump.

Trump gjithashtu e kritikoi ashpër ceremoninë duke thënë se ”çmimet Grammy janë MË TË KËQIAT, praktikisht të pashikueshme! CBS është me fat që nuk i ka më këto mbeturina”.

Kjo ishte një referencë e dukshme për Disney që mori të drejtat e transmetimit për ceremoninë e ndarjes së çmimeve duke filluar vitin e ardhshëm.

Trump është i njohur për paditë e tij dhe ka ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së për montazhin e një programi Panorama.

Ai është përfshirë gjithashtu në veprime ligjore me ”New York Times”, ”Associated Press” dhe ”Wall Street Journal”.

Noah, 41 vjeç, është një komedian dhe personalitet televiziv i lindur në Afrikën e Jugut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër