Trump publikon video ku çifti Obama paraqitej si majmunë, reagon Shtëpia e Bardhë: Ishte një meme në internet, ndaloni reagimet e shtirura

nga L. M

Shtëpia e Bardhë ka reaguar për videon e shpërndarë nga presidenti amerikan Donald Trump në rrjetet sociale, e cila përfshinte një klip me përmbajtje raciste ku Barack dhe Michelle Obama paraqiteshin si majmunë, duke u bërë thirrje kritikëve të “ndalojnë indinjatën e rreme”.

Në një deklaratë për BBC-në, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se klipi ishte një “meme në internet”, e cila sipas saj paraqet presidentin Trump si “Mbretin e Xhunglës”, ndërsa demokratët si personazhe nga filmi “The Lion King”.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, reagimet ndaj videos janë të ekzagjeruara dhe nuk pasqyrojnë çështjet që kanë rëndësi reale për publikun amerikan.

“Ju lutemi ndaloni reagimet e shtirura dhe raportoni për diçka që ka vërtet rëndësi për qytetarët amerikanë,” shtoi Leavitt.

Videoja u shpërnda nga Trump në platformën e tij Truth Social dhe përfshinte pretendime për mashtrim zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat janë përgënjeshtruar më herët nga gjykatat amerikane.

Publikimi i klipit ka shkaktuar reagime të forta politike dhe publike, përfshirë thirrje nga ligjvënës amerikanë që postimi të hiqet, megjithatë Shtëpia e Bardhë nuk ka sinjalizuar ndonjë tërheqje apo kërkim ndjese për përmbajtjen e shpërndarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More