Shkup, 4 shkurt – Pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit nuk janë dy rrugë të ndryshme, por ecin së bashku, dhe qytetarët i presin të dyja, tha euroambasadori Mihalis Rokas. Në këtë drejtim, kjo flet për plagën më të rëndë që assesi të kurohet brenda vendit që ka të bëjë me gjyqësorin dhe drejtësinë që aspak nuk është në nivelin e duhur. Reforma në gjyqësor është shprehja më e përdorur që nga pavarësimi i vendit, por këto reforma kurrsesi të shihen në praktikë. Fjalë që i bartë era e gjyqësor që nuk i beson askush. Kjo situatë është komplekse që e pengon edhe vazhdimin e rrugëtimit të vendit drejt BE-së, shkruan Zhurnal.
Gjyqësorit i duhet “reset” –
Financimi i pamjaftueshëm kronik e dobëson gjyqësorin Pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit nuk janë dy rrugë të ndryshme, por ecin së bashku, dhe qytetarët i presin të dyja, tha euroambasadori Mihalis Rokas në fjalimin e tij në debatin
“Forcimi i efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Maqedoni”. Theksoi se për zbatimin e reformave, gjyqësori duhet të ketë buxhetin e nevojshëm. “Efikasiteti i gjyqësorit nuk mund të arrihet pa burime adekuate dhe të parashikueshme. Prandaj buxheti i vitit 2025 edhe një herë dështoi në sigurimin efektiv të fondeve për sektorin gjyqësor. Vetëm 0,3 ose 0,29 për qind e BPV-së u alokuan për gjyqësorin, që është nën 0,8 për qind të kërkuara. Ky financim i pamjaftueshëm kronik e dobëson pavarësinë institucionale dhe e kufizon kapacitetin sistemor për të ofruar drejtësi në kohë”, deklaroi Euroambasadori Mihails Rokas.
Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov tha se gjatë periudhës së kaluar janë përgatitur rreth 30 ligje me të cilat zbatohen reformat sistemore në gjyqësor. Ai theksoi se me to do të ketë reforma dhe paralajmëroi edhe digjitalizim në drejtësi. “Reformat duhet të sigurojnë plotësimin e vendeve të punës, modernizimin e infrastrukturës, forcimin e integritetit institucional, rritjen e besimit të publikut përmes transparencës, standardeve etike dhe komunikimit të përmirësuar. Janë përgatitur edhe ligje të tjera që janë pjesë e agjendës reformuese, si dhe dokumente të tjera strategjike në drejtim të një resetimi të plotë të sistemit gjyqësor”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Igor Filkov.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Afrim Fidani, u ankua se gjyqtarët nuk ishin konsultuar gjatë miratimit të ligjeve dhe porositi që në të ardhmen të merret parasysh edhe mendimi i tyre. Ai theksoi se pavarësia nënkupton edhe pavarësi financiare dhe se nuk ka drejtësi cilësore me gjyqtarë të mbingarkuar. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, nga ana tjetër theksoi se në shumicën e shteteve evropiane pushteti gjyqësor ka mundësi që vetë të planifikojë dhe të punësojë pa pritur pëlqim nga Qeveria.
Kush do t’ia bëjë resetin gjyqësorit?
Pyetja që është më normale kur konstatohet nevoja për një reset apo rifreskim të gjyqësorit është që kush do t’ia bëjë. Gjyqësori është pushtet në vete dhe kurrsesi nuk duhet ndikuar nga dy pushtetet tjera, ekzekutivi dhe legjislativi.
Por, nga ana tjetër ndikimi i ekzekutiv në shumë raste është dëshmuar që ka qenë shumë evident, kjo gjë është vërtetuar edhe nga përgjimet e dëgjuara, ku ministra të resorëve të ndryshëm jepnin dënime me porosi. Kjo mbase ka ndikuar në krijimin e kësaj kulture të mbrapsht që kushdo që vjen në pushtet, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi mbi gjyqësorin.
Në këtë drejtim, kur me figurë dhe zë e kemi të qartë që pushteti ndikon në gjyqësor në favor të tyre dhe për eliminim të kundërtshtarëve politik, pra i bie që pushteti e përdor gjyqësorin prandaj, më së paku ka nevojë ose do të iniconte një reset të gjendjes atje.
Kur pushteti nuk mund, nuk duhet, dhe nuk do ta bëjë resetin, mbetet besimi i vetëm tek faktori ndërkombëtarë të cilët edhe ashtu investojnë miliona euro në këtë projekt që shumë pak është efektiv në praktikë, shtimi i besimit të qytetarëve ndaj drejtësisë. Megjithatë, sidoqë të jetë sërish qytetarët punën e resetit do t’ia besonin vetëm ndërkombëtarëve. E kur është kështu situata duhet dhe kemi nevojë imediate që përfaqësuesit ndërkombëtarë të japin kontributin e tyre në këtë plagë që vështirë kurohet, pavarësimi dhe funksionimi normal i drejtësisë. /Zhurnal.mk
