Tiranë, 14 shtator Zhurnal.mk – Protesta është futur sot në ditën e 107-të të saj. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ku po mbajnë edhe fjalimet para Kryeministrisë.
“Me “Rama ik” nuk ikën ai. I bëj thirrje edhe pensionistëve të dalin në shesh edhe 100 mijë të jenë, ta rrezojmë këtë maskara”, tha një nga protestuesit.
Ndërkohë, edhe gjatë paradites së sotme disa prej tyre kanë protestuar në orët e para të mëngjesit.
Ky tubim në ditën e parë të shkollës u shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë tentuar ta mbajnë revoltën e tyre në nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një nga akset më të ngarkuara të Tiranës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga efektivët.
