Ndizet “Flakadani i Lirisë” në Shipkovicë për krerët e UÇK-së

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 14 shtator Zhurnal.mk – Në Shipkovicë është ndezur sonte “Flakadani i Lirisë”, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ndezja e flakadanit vjen në prag të 16 shtatorit, kur pritet të shpallet verdikti për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, njofton TS.

Nga Shipkovica përcillet mesazhi i mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa flakadani simbolik ndriçoi mbrëmjen në një moment me ngarkesë të veçantë për shqiptarët.

Pamjet nga Shipkovica kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Shipkovica sonte me “Flakadanin e Lirisë” për krerët e UÇK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër