Tuchel flet për vendimet dramatike të Kupës së Botës pasi tre emra të mëdhenj mbetën jashtë listës së Anglisë

Nga D. V.
126 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, ka ndarë mendimet e tij rreth skuadrës së përzgjedhur për Kupën e Botës 2026, duke theksuar se zgjedhja e 26 futbollistëve ishte një nga vendimet më të vështira të karrierës së tij.

“Shpresoj që kjo të jetë skuadra më e mirë. Që nga dita e parë kemi thënë se po ndërtojmë ekipin më të mirë, jo domosdoshmërisht atë me më shumë talent”, deklaroi Tuchel.

Trajneri gjerman zbuloi se reagimet e lojtarëve pas telefonatave të ftesës ishin shumë emocionale dhe i dhanë bindjen se kishte marrë vendimet e duhura.

“Ishin disa telefonata të jashtëzakonshme. Ishte fantastike të shihja sa emocionalisht reaguan lojtarët dhe çfarë domethënie ka kjo ftesë për ta – madje edhe për ata që kanë qenë më parë pjesë e turneve të mëdha. Pas çdo telefonate bindesha edhe më shumë se kishim bërë zgjedhjet e duhura”, u shpreh ai.

Tuchel sqaroi se përzgjedhja u bazua në disa faktorë të rëndësishëm, duke përfshirë kontributin e lojtarëve me kombëtaren, formën me klubet dhe paraqitjet gjatë grumbullimeve.

“Skuadra u përzgjodh duke kombinuar disa elemente. Çfarë kanë bërë lojtarët për ne? A sjell futbollisti diçka të re në ekip? Kontributi i tyre për kombëtaren kishte peshë, por gjithashtu i kemi ndjekur vazhdimisht. Ajo që bëjnë te klubet e tyre nuk kalon kurrë në plan të dytë. Edhe ajo që ndodh gjatë kampeve stërvitore është po aq e rëndësishme”, tha trajneri anglez.

Në fund, Tuchel pranoi se momenti më i vështirë ishte t’u komunikonte lajmin lojtarëve që mbetën jashtë listës finale.

“Pati disa telefonata shumë të vështira, sepse i respektoj si futbollistë dhe si njerëz. Të gjithë lojtarët në listën paraprake prej 55 emrash e meritonin një ftesë, por reduktimi i listës në 26 lojtarë ishte jashtëzakonisht i dhimbshëm”, përfundoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër