Turqia shënon gol

Nga Xh M
282 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Turqia ka shënuar gol kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Golin e epërsisë e realizoi Kerem Akturkoglu.

Ai shënoi në minutin e 53-të, pas asistimit të Orkun Kokçu.

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi.

45 minutat e para në “Fadil Vokrri” përfunduan pa gola 0:0.

Nga pika e bardhë e mesit të fushës, topin e nisën mysafirët.

Portat mbeten të paprekura, por “Dardanët” zhvilluan lojë tejet të mirë duke pasur edhe rastet e veta të cilat nuk i konkretizuan.

Shansi kryesor ishte ai i Fisnik Asllanit, i cili qëlloi shtyllën e portës kundërshtare.

Kosova e ka marrë inciativatën e lojës në finalen kundër Turqisë, por në 30 minuta nuk ka gol.

Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Fisnik Asllani i cili qëlloi shtyllën, por aty Vedat Muriqi nuk pati mundësi ta fus topin në gol.

Ndeshja po zhvillohet në ritme tejet të larta nga dyja skuadrat.

Ka kaluar çerek ore lojë në finalen Kosovë-Turqi.

Rezultati i ndeshjes në “Fadil Vokrri” është 0:0.

Loja zhvillohet me një ritem goxha të shpejt nga dy palët.

Ka nisur finalja historike mes Kosovës dhe Turqisë.

Sonte “Dardanët” do të synojnë të kualifikohen në Kampionatin Botëror, për herën e parë në histori.

Nga mesi i fushës u nisën djelmoshat e Franco Fodës.

Në gjysmëfinale skuadra e Franco Fodës, eliminoi Sllovakinë me rezultat 3:4, derisa Turqia Rumaninë minimalisht 1:0.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër