Shqipëria është mposhtur 1-0 nga Ukraina

Nga Xh M
258 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shqipëria është mposhtur 1-0 nga Ukraina, në miqësoren e luajtur në Valencia të Spanjës. Sylvinho e nisi takimin me vetëm dy ndryshime nga ndeshja ndaj Polonisë, ku në vend të Nedim Bajramit u aktivizua Armando Broja, ndërsa në qendër të mbrojtjes debutoi Bujar Pllana.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët për kuqezinjtë dhe u dominua nga ukrainasit, të cilët gjetën golin me Yaremchuk në minutën e 17-të, por që për fatin tonë të mirë u anullua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 25-të, Shqipëria pati një mundësi të mirë me Brojën pas asistit të Pllanës, por në fund sulmuesi ndalet nga portieri i Ukrainës, Riznyk. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

sylvinho e nis pjesën e dytë me dy zëvendësime. Largohen Hoxha dhe Broja, në vend të tyre Stavro Pilo dhe Anis Mehmeti. Në minutën e 46-të, Ukraina gjen avantazhin falë golit me kokë të Gutsulyak.

Në minutën e 55-të, Ukraina i afrohet golit të dytë me Yaremchuk, i cili gabon në fund para portës. Në minutën e 59-të, Qazim Laçi provon të shënojë një supergol, por devijohet në goditje këndi nga portieri ukrainas.

Një minutë më pas, Sylvinho bën tri zëvendësime të tjera. Largohen Laçi, Shehu dhe Hysaj. Futen Pajaziti, Bajrami dhe Balliu. Në minutën e 63-të, Shqipëria pretendon për një penallti, pas kontaktit ndaj Uzunit në zonë, por arbitri vazhdon lojën normalisht. Në minutën e 70-të, goditja e Shaparenko ndalet nga shtylla, e cila Shqipërinë nga goli i dytë. Rezultati final, 1-0 për Ukrainën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër