Tusk u kërkon qytetarëve polakë të largohen menjëherë nga Irani

nga D. V.

Kryeministri polak, Donald Tusk tha sot se qytetarët e tij duhet të largohen nga Irani menjëherë, përballë mundësisë së sulmeve amerikane në këtë vend.

“U kërkoj të gjithë atyre që ndodhen ende në Iran të largohen menjëherë dhe të mos shkojnë në asnjë mënyrë në këtë vend”, deklaroi Donald Tusk për mediet, duke theksuar se mundësia e një konflikti të hapur është “shumë reale”.

“Brenda disa orësh… apo disa dhjetëra orësh, askush nuk do të jetë më në gjendje të garantojë mundësi evakuimi”, paralajmëroi Tusk.

“Ju kërkoj ta merrni këtë shumë seriozisht”, shtoi kreu i qeverisë polake.

Shtetet e Bashkuara po vendosin në Lindjen e Mesme një forcë të madhe sulmi detar dhe ajror, një dislokim masiv ushtarak që mund të përgatisë terrenin për një fushatë të rëndësishme sulmesh ndaj Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka urdhëruar tashmë bombardime ajrore në qershorin e kaluar – ka kërcënuar disa herë Teheranin me ndërhyrje ushtarake nëse bisedimet aktuale nuk çojnë në një marrëveshje mbi programin bërthamor iranian.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy