Tiranë, 13 qershor Zhurnal.mk – Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg në mungesë për trafikim droge, është arrestuar mbrëmjen e sotme.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se ai u arrestua në një lokal në Borsh, nga forcat operacionale.
Sipas informacioneve ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie drejt Policisë së Vlorës.
Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite burg në mungesë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të vuajë 10 vite heqje lirie.
