Marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, qytetarët ndalen para Kuvendit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

Nga Xh M
947 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 qershor Zhurnal.mk – Pas përfundimit të fjalëve para Kryeministrisë, protesta është përhapur nëpër rrugët e qytetit, me protestuesit që janë duke marshuar në mënyrë paqësore.

Fillimisht ata zbarkuan para parlamentit dhe pasi qëndruan pak aty, u drejtuan për nga rruga e Elbasanit, duke e bllokuar plotësisht këtë aks për disa minuta.

Më pas protestuesit janë ndalur para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Marshimi pritet të vazhdojë edhe për 1 apo 2 orë, duke pasur parasysh sesi kanë vepruar në ditët e shkuara.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, bën me dije se protestuesit janë drejtuar nga zona e Brrylit, teksa një prej destinacioneve mund të jetë edhe QSUT.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër