U eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe renditen në top pesë: Juventusi ia rinovon kontratën Luciano Spallettit

Nga D. V.
457 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka arritur një marrëveshje në parim me klubin për zgjatjen e kontratës, sipas gazetarit Nicolo Schira.

Tekniku italian 66-vjeçar mund të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin italian që do ta mbajë në detyrë deri në vitin 2028.

Spalletti është i gatshëm ta vazhdojë kontratën në javët në vijim, pavarësisht interesimit nga dy klube të paemërtuara jashtë Italisë.

Ai mori drejtimin e Juventusit në tetor të vitit 2025 dhe aktualisht ka kontratë deri më 30 qershor 2026.

“Bianconerët” renditen aktualisht në vendin e pestë në tabelën e Serie A. Këtë javë, skuadra u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi humbi ndaj Galatasarayt (2-5, 3-2) në fazën play-offit.

Më herët ishte raportuar se Juventusi po kërkon ta zgjasë kontratën e Spallettit, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes mund të ndodhë pas rinovimit të kontratës me mesfushorin qendror Weston McKennie.

Mbetet si do të shkojë situata me sulmuesin Edon Zhegrova, i cili duket se nuk është ndër të preferuarit e Spallettit, gjithnjë në bazë të minutazhës së ulët që po zhvillon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër