Uji bëhet çështje sigurie dhe zhvillimi, Mjedisi dhe Bujqësia kërkojnë qasje të re në epokën e ndryshimeve klimatike

Nga D. V.
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 qershor, Zhurnal.mk – Uji po trajtohet gjithnjë e më shumë si çështje strategjike e sigurisë dhe zhvillimit në Maqedoninë e Veriut, duke u konsideruar i lidhur ngushtë me ekonominë, sigurinë ushqimore, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e qytetarëve, raporton Makfax, transmeton Zhurnal.

Ky ishte mesazhi kryesor i sesionit të përbashkët të Grupit të Punës për Mjedisin (Kapitulli 27) dhe Grupit të Punës për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural (Kapitulli 11), të mbajtur në kuadër të Konventës Kombëtare për BE-në. Ngjarja u organizua nga Lëvizja Evropiane në Maqedoninë e Veriut, me pjesëmarrje të institucioneve, akademikëve, sektorit civil, organizatave bujqësore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Menaxhimi i resurseve ujore duhet të jetë prioritet i politikave kombëtare. Ndryshimet klimatike tashmë ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimin bujqësor dhe në qasjen në ujë. Nevojitet investim në sisteme moderne ujitjeje, planifikim më i mirë dhe përdorim më efikas të ujit, duke ndjekur standardet evropiane. Qeveria tashmë ka nisur ndërtimin e digave të reja dhe rikonstruksionin e hidro-sistemeve ekzistuese”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Siguria e ujit nuk është vetëm çështje ekologjike, por edhe e zhvillimit, konkurrencës ekonomike, sigurisë dhe shëndetit publik. Kërkohet sistem i integruar për menaxhimin e ujërave dhe koordinim më i mirë ndërinstitucional. Politikat duhet të bazohen në të dhëna shkencore dhe nevoja reale. Uji është burim i paçmuar dhe përgjegjësia jonë e përbashkët është ta ruajmë për gjeneratat e ardhshme”, tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha.

“Bashkëpunimi rajonal dhe evropian është i domosdoshëm për përballimin e sfidave klimatike. Bashkimi Evropian mbetet partner i fortë i Maqedonisë së Veriut në përafrimin me politikat dhe standardet evropiane”, tha ambasadorja e Sllovakisë, Ivetta Hricova.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër