Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji ka njoftuar se Efektivë të B3K të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut së bashku me një ekip nga Forca e Sigurisë së Kosovës, po vijojnë pa ndërprerje kërkimet në lumin Mat për gjetjen e trupit të një personi të shpallur të zhdukur pas një aksidenti automobilistik.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi të Kingjit në rrjetin social në Facebook.
“Klos – Efektivë të B3K të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut së bashku me një ekip nga Forca e Sigurisë së Kosovës, po vijojnë pa ndërprerje kërkimet në lumin Mat për gjetjen e trupin e të ndjerit, i zhdukur pas një aksidenti automobilistik. Një operacion që dëshmohet jo vetëm profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, por edhe një frymë e fortë solidariteti e bashkëpunimi 🇦🇱🇽🇰, duke treguar mbështetje të plotë për familjen në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Kingji.

