Vdekja e Eliot Engel/ Kasami dhe Ahmeti: Ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe kontribues i zëshëm për kauzën shqiptare në SHBA

Nga Xh M
484 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington/Tetovë, 10 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit shqiptaro-amerikan, Eliot Engel, i njohur si një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i vazhdueshëm i kauzës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kasami, përmes një postimi në profilin e tij, ka theksuar se Engel ka qenë një mik i madh i shqiptarëve dhe një kontribuues i zëshëm për çështjen shqiptare në SHBA.

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel. Engel ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe kontribuues i zëshëm për kauzën shqiptare në SHBA. Faleminderit Eliot! Ngushëllime familjes dhe miqve të tij!”, ka shkruar Kasami.

Ndërkohë, edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar duke e cilësuar Engel si një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, i cili për më shumë se tre dekada ka mbështetur çështjen shqiptare në Kongresin amerikan.

Ahmeti ka theksuar se Engel do të kujtohet ndër gjenerata si një figurë e jashtëzakonshme, që ka dhënë kontribut në proceset politike në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri, Luginë, Mal të Zi dhe diasporë.

Ai shton se shqiptarët do të mbeten përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe angazhimin në momentet kyçe për çështjen shqiptare.

Eliot Engel është vlerësuar gjerësisht në rajon për rolin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e proceseve demokratike dhe të drejtave të shqiptarëve në Ballkan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër