Vdes në moshën 51-vjeçare nga kanceri i gjirit akorja Carrie Anne Fleming

Nga D. V.
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Carrie Anne Fleming, aktorja e dashur e njohur për rolin e saj në serialin televiziv “Supernatural”, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare, pas një beteje me kancerin e gjirit.

Ajo la pas vajzën e saj, Madalyn Rose.

Lajmin e vdekjes e konfirmoi miku i saj dhe bashkëpunëtor i ngushtë në “Supernatural”, Jim Beaver, i cili në një dedikim të gjatë për Facebook e përshkroi Fleming si një ‘burim energjie’.

Carrie Anne Fleming

Beaver e konsideroi humbjen e saj si një dhimbje të thellë, duke e krahasuar me humbjen e gruas së tij të parë, Cecily, që gjithashtu vdiq nga kanceri në 2004.

Ai tha se nuk kishte menduar kurrë se zemra e tij mund të thyhej kaq shumë më shumë se një herë, por humbja e Carries e provoi të kundërtën.

Anne Fleming do të mbahet mend si një aktore e talentuar, një person me shpirt të madh, e cila la pas një trashëgimi të veçantë në industrinë e televizionit dhe në zemrat e atyre që e njohën.

Mori pjesë edhe në shumë filma e shfaqje si: “Jenifer”, “The Tooth Fairy”, “Masters of Horror”, “Rememory”, “Married Life” etj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër