Vdes një i burgosur gjatë trajtimit në Klinikën Infektive

nga D V

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se një i burgosur, me inicialet A.M, ka vdekur derisa po trajtohej në Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

I njëjti ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë më 14 nëntor të vitit të kaluar.

“Në momentin e pranimit, gjendja e tij ka qenë stabile, por me të dhëna për sëmundje paraprake të mushkërive. Ai ishte duke u trajtuar për një gjendje gripale, e cila ka progreduar në mushkëri. Për këtë arsye, është dërguar për kontroll specialistike pulmologjike”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Sipas njoftimit, A.M ka vdekur rreth orës 21:50.

“Në Klinikën e Emergjencës në SHSKUK, janë konsultuar radiologu, pulmologu dhe kirurgu torakal, dhe pacienti është transferuar në Klinikën Infektive. Gjendja e tij ka filluar të përkeqësohet dhe, përkundër angazhimit të stafit të kësaj klinike, nuk është arritur që pacienti të mbahet në jetë”, bëhet e ditur në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More