Vëllai i komisarit të vrarë emërohet zv.drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Nga Xh M
791 e lexuar
A+ A-
Rivendos

SPAK, me anë të një deklarate për mediat sot në 9 mars bën me dije se është zgjedhur zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ai është Mentor Cuku.

Sipas njoftimit, Cuku është zgjedhur përmes një procesi konkurrues dhe transparent.

Struktura e Posaçme shprehet se Mentor Cuku është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zotëron një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar profesionale në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

Gjatë karrierës së tij ai është dalluar për integritet të lartë profesional, aftësi drejtuese dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Për këtë pozicion aplikuan 11 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për këtë funksion. Të gjithë kandidatët u karakterizuan nga një nivel i lartë i përgatitjes profesionale, përvojës në fushën e hetimit dhe aftësive të spikatura drejtuese, çka e bëri procesin e përzgjedhjes veçanërisht sfidues.

Mentor Çuku është vëllai i komisarit të vrarë, Artan Cuku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër