VLEN: Ansamblin Muzikor i Tetovës po forcohet, do të punësohen 20 artistë! 5 punësime të reja në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup

Nga D. V.
145 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 prill, Zhurnal.mk – Nga koalicioni qeverisës VLEN sigurojnë se Ansamblin Muzikor i Tetovës nuk do të mbyllet.  Nga VLEN thonë se ky Ansabël do të forcohet, pasi është paraparë punësimi i 20 artistëve. Nga VLEN shtojnë se gjithashtu është marrë pëlqimi për punësimin e 5 artistëve në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup.

“Angazhimi i Qeverisë VLEN dhe i zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, ka sjellë lajme të mira për Ansamblin Muzikor të Tetovës. Ky institucion jo vetëm që nuk rrezikohet, por përkundrazi, po forcohet. Aktualisht po punohet intensivisht në kompletimin e dokumentacionit për funksionalizimin e plotë të këtij institucioni, përfshirë edhe punësimin e rreth 20 artistëve në fazën e parë. Në të njëjtën kohë, për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup tashmë janë siguruar pëlqimet për 5 punësime të reja. Këto zhvillime tregojnë qartë qasjen institucionale të VLEN-it, ku kultura trajtohet si vlerë strategjike”, thuhet në njoftimin e VLEN.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër