VMRO akuzon LSDM-në për organizimin e protestës së LSM-së

Nga Xh M
1,181 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 mars – Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, akuzon Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë se qëndron pas organizimit dhe logjistikës së protestës së paralajmëruar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas VMRO-DPMNE-së, persona të afërt me LSDM-në kanë ndihmuar në mobilizimin e njerëzve dhe organizimin e transportit nga disa qytete për të marrë pjesë në protestë.

Si shembull përmendet Kumanovë, ku sipas partisë organizimi i transportit është bërë nga Oliver Trajkovski, për të cilin thuhet se është i lidhur me strukturat lokale të LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE thonë se protesta, në vend që të jetë një reagim sindikal për të drejtat dhe pagat e punëtorëve, po përdoret për presion politik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër