VMRO‑DPMNE: Rikonstruimi synon reforma më të shpejta dhe institucione më efikase

Nga D. V.
1,262 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik. Zhurnal.mk – Sipas partisë në pushtet, përbërja e re qeveritare do të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar realizimin e projekteve të nisura dhe proceseve reformuese, me fokus në rezultate konkrete, llogaridhënie dhe përmbushjen e premtimeve.

Opozitarja LSDM, duke komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar të komunikuara mbrëmë nga kryeministri Hristijan Mickoski, vlerësoi se rikonstruimi i Qeverisë paraqet “teatër pa rezultate dhe pa reformë thelbësore”.

Nga VMRO‑DPMNE njoftojnë se rikonstruimi i Qeverisë konfirmon përcaktimin për qeverisje të përgjegjshme, efikase dhe transparente, duke theksuar se ndryshimet janë rezultat i analizës së deritanishme të punës dhe i pritjeve të qytetarëve për reforma më të shpejta dhe institucione më funksionale. Prioritetet e Qeverisë, sipas partisë, mbeten përmirësimi i standardit të jetesës, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve.

“Përbërja e re qeveritare do të vazhdojë me ritëm të përforcuar realizimin e projekteve të nisura dhe proceseve reformuese, me fokus në rezultate konkrete, llogaridhënie dhe përmbushjen e premtimeve”, thuhet në komunikatën e partisë.

Sipas VMRO‑DPMNE‑së, Qeveria do të punojë për përmbushjen e pritjeve të qytetarëve përmes qeverisjes së përgjegjshme, rezultateve të prekshme dhe politikave të orientuara drejt standardit më të mirë të jetesës, stabilitetit dhe një të ardhmeje të sigurt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër