Voziste me 188 km/h në austostradën Kumanovë-Shkup, policia ndalon shtetasin serb

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 qershor, Zhurnal.mk – Mbrëmë, oficerët e policisë ndaluan një shtetas serb i cili po drejtonte një Porsche me 188 kilometra në orë në autostradën Kumanovë-Shkup, në kryqëzimin “Rafineria”.

Është ndaluar B.S. (30) nga Republika e Serbisë për tejkalim shpejtësie.

“Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, të kryer me radar, oficerët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh Porsche me targa serbe, të drejtuar nga B.S. (30). Pas matjes, u përcaktua se shoferi po udhëtonte me një shpejtësi prej 188 kilometrash në orë, në një pjesë ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 100 kilometra në orë me një shenjë trafiku”, njoftojnë nga MPB.

Për shkak të veprës penale të kryer, automjeti u sekuestrua, personi u ndalua dhe u mbajt në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër