Horror në Tetovë: 40-vjeçari dyshohet se ushtronte dhunë ndaj partneres dhe e detyronte të prostituohej për para

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 29 nëntor Zhurnal.mk – Një 40-vjeçar nga Tetova është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij jashtëmartesore, 27-vjeçare, si dhe e ka detyruar atë të prostituohej që ti siguronte para nga burra të tjerë, përcjell tetova1

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), policia e ka arrestuar të dyshuarin mbrëmë, në orën 20:20.

Në denoncimin e rastit thuhet se 40-vjeçari e detyronte partneren të shkonte me burra të tjerë për të siguruar para, duke i kërkuar që të mos kthehej në shtëpi pa para. Gjithashtu, ai dyshohet se ia merrte edhe paratë që ajo siguronte përmes lypjes.

Për rastin është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Tetovë, e cila do të kujdeset për sistemimin e 27-vjeçares.

I dyshuari është mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura