Xhenur Iseni: 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të kalojë pa u përmendur Arbën Xhaferi

Nga R.ZH
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Analisti Xhenur Iseni, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka theksuar rëndësinë e figurës së Arbën Xhaferit në kuadër të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Iseni vlerëson se përvjetori i marrëveshjes historike nuk duhet të shënohet pa përmendur kontributin dhe rolin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi.

“Shënimi i 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të kalojë pa u përmendur Arbën Xhaferi. Sepse pas çdo marrëveshjeje historike ka njerëz që e kuptojnë kohën para se koha t’i kuptojë ata”, ka shkruar Iseni.

Sipas tij, Xhaferi nuk ishte vetëm pjesëmarrës në një proces politik, por një nga figurat që e kishte kuptuar rëndësinë e ndërtimit të paqes mbi bazën e barazisë, dinjitetit dhe bashkëjetesës.

“Xhaferi nuk ishte thjesht pjesëmarrës në një proces politik. Ai ishte një nga mendjet që e kuptoi se paqja nuk ndërtohet mbi fitues e të humbur, por mbi barazi, dinjitet dhe bashkëjetesë”, thekson Iseni.

Ai shton se 25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, mund të ketë diskutime të shumta për zbatimin dhe rëndësinë e saj, por, sipas tij, roli i Arbën Xhaferit në këtë histori nuk duhet të harrohet.

“Sot, 25 vjet më pas, shumë gjëra mund të diskutohen për Marrëveshjen e Ohrit. Por një gjë nuk mund të harrohet: emri i Arbën Xhaferit është pjesë e historisë së saj”, ka përfunduar Iseni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër