Zbulime të reja arkeologjike në zonën Memaliaj – Tepelenë

nga D. V.

Instituti i Arkeologjisë (ASHSH) në bashkëpunim me Universitetin Sweet Briar, SHBA, kryen kërkime dhe gërmime në fortesën e “Matohasanaj”, në kuadër të projektit më të gjerë Arkeologji e Peizazhit në Zonën Memaliaj-Tepelenë.

Kërkimet nxorën në dritë një godinë me karakter publik, ndërtuar gjatë shekujve III-II para Kr., me ndërhyrje të mëvonshme në Antikitetin e Vonë si dhe një nga hyrjet për në fortesë.

Këto punime u kryen me mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër dhe të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Nga vëzhgimi në territor janë zbuluar një sërë strukturash që mund të lidhen me mjedise banimi, si dhe linja të reja muresh fortifikimi. Rezultatet e kërkimeve të deritanishme paraqesin rëndësi të veçantë, pasi ndryshojnë mënyrën e perceptimit të mëparshëm mbi Matohasanajn, nga fortesë thjesht ushtarake në një qendër të rëndësishme për komunitetin përreth, me godina publike e private.

/a.f//r.e/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More