Tiranë, 26 maj Zhurnal.mk – Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kadastrës së Maqedonisë së Veriut, Amet Ziberi, po merr pjesë në konferencën rajonale “From Property to Progress – Nga Prona te Progresi”, e cila po mbahet në Tiranë, ku përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë bashkuar rreth një vizioni të përbashkët për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian.
Në kuadër të kësaj konference, Ziberi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve, duke vlerësuar se ndërtimi i institucioneve moderne, transparente dhe efikase mbetet thelbësor për ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve.
Si zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kadastrës së Maqedonisë së Veriut, ai potencoi se proceset e transformimit digjital dhe forcimi i sigurisë juridike të pronës janë ndër prioritetet kryesore për avancimin institucional dhe afrimin me standardet europiane.
“Së bashku drejt progresit, inovacionit dhe standardeve europiane”, është mesazhi që përcolli Amet Ziberi nga konferenca rajonale në Tiranë, e cila ka mbledhur përfaqësues institucionalë nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.
https://www.facebook.com/share/p/1cgbaR2ken/
