Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, takoi Ambasadorin e Hungarisë

Nga B.M
570 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 janar – Sot, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Andrash Klajn.
Gjatë takimit dypalësh, Ministri Sali u fokusua në procesin e eurointegrimeve, duke vënë theks të veçantë në dinamikën e përshpejtuar të reformave dhe vendosmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Hungaria, si një partner i rëndësishëm në këtë proces.
Nga ana e tij, Ambasadori Klajn rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër