Zëvendësministri Ahmeti pret Ambasadorin e ri jo-rezident të Bangladeshit, diskutohet bashkëpunimi

nga D. V.

Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e ri jo-rezident të Bangladeshit për Republikën e Kosovës, Muhammad Zulqar Nain.

Në komunikatë bëhet e ditur se zëvendësministri Ahmeti i ka uruar Ambasadorit Nain mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij të re, duke shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht në diplomacinë ekonomike dhe zhvillimin e kontakteve ndërmjet komuniteteve të biznesit të të dyja vendeve.

Gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit duke nënvizuar rëndësinë e inkurajimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë.

“Palët biseduan gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në nivel diplomatik dhe institucional, si dhe për përgatitjet në vijim lidhur me mbajtjen e konsultimeve të dyta politike ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit, të cilat pritet të zhvillohen në Prishtinë në fund të vitit 2025”, bëhet e ditur në komunikatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More