Zëvendësministri i Brendshëm Iseni nga Brukseli: Lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet

Nga Xh M
344 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 30 prill Zhurnal.mk – Në Bruksel ka nisur sot Samiti Ballkani Perëndimor – Bashkimi Evropian, i dedikuar bashkëpunimit në fushën e punëve të brendshme dhe drejtësisë, ku po marrin pjesë përfaqësues të lartë nga rajoni dhe BE-ja.

Në fokus të diskutimeve janë prioritetet e përbashkëta të sigurisë, si dhe hapat konkretë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Një nga temat kryesore të samitit është forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe goditja e rrjeteve kriminale përmes qasjes “follow-the-money”, duke avancuar hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili po merr pjesë në këtë samit, theksoi përkushtimin e institucioneve për të sjellë ide dhe vendime të reja që do të forcojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit në vend.

Ai nënvizoi se integrimi evropian mbetet orientim strategjik, duke shtuar se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është kyç për përballjen me sfidat e përbashkëta në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër