Deputeti Mile Cekov largohet nga ZNAM

Nga Xh M
880 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 prill Zhurnal.mk – Deputeti Mile Cekov e ka braktisur zyrtarisht partinë ZNAM, ku me këtë veprim, kjo i bie që ai nuk do të jetë më pjesë e shumicës parlamentare në Kuvend. Cekov gjithashtu njoftoi se në të ardhmen do të veprojë si deputet i pavarur.

“Ndryshimet për të cilat hyra në politikë nuk po ndodhin në praktikë. Nuk pranoj të jem pjesë e një sistemi të ngarkuar me korrupsion dhe krim,” theksoi Cekov, duke shtuar se ekzistojnë mospajtime të thella me udhëheqësinë e ZNAM.

Cekov vlerëson se nuk ka pengesa për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe se shteti nuk humb asgjë nga kjo. Ai kërkoi ndryshim të retorikës dhe një narrativë të re në dialogun me fqinjët. Nga ky moment, grupi parlamentar i ZNAM do të numëron vetëm pesë deputetë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër