Tiranë, 4 prill Zhurnal.mk – Demokrati Ilir Alimehmeti la të hapur mundësinë se në zgjedhjet vendore, Partia Demokratike, si partia më e madhe opozitare në vend, mund të jetë edhe në koalicion në garën për Tiranën.
I ftuar në ‘A2 CNN”, Alimehmeti tha se PD do të dalë me një kandidat të vetin apo edhe një kandidat të përbashkët që vjen nga një koalicion opozitar, teksa theksoi se qasja e PD-së nuk është drejt një kandidati të pavarur.
“Berisha në fakt tha që nuk do shkojmë me kandidat të pavarur, pra është qasje e partisë politike. Nuk u fol për emra të veçantë. Rrugës mund të jetë edhe zoti Binaj, që ka dhënë një kontribut të frytshëm për Partinë Demokratike në një periudhë të vështirë. Pra Partia Demokratike do dalë me një kandidat të vetin, apo edhe të një koalicioni, pasi mund të jetë edhe koalicion”,-u shpreh Alimehmeti./CNA
