5
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se mbrëmë ka shpërthyer zjarr në një barakë në rrugën “Zhdanec” në Shkup.
Në shuarjen e zjarrit, i cili përfshiu një sipërfaqe prej rreth 80 metrash katrorë, kanë intervenuar 19 zjarrfikës me shtatë automjete zjarrfikëse. Ndërhyrja ka zgjatur nga ora 23:35 deri në 01:30 pas mesnate.

