Zjarri i madh në Kisella Vodë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë në një pjesë të lagjes

Nga Xh M
1,576 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 korrik Zhurnal.mk – Pas zjarrit të madh që shpërtheu pasditen e së dielës në një magazinë në Bulevardin Jugor, në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, një pjesë e banorëve kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa furnizim me ujë.

Nga vendi i ngjarjes u ngrit një re e dendur tymi të zi, e cila ishte e dukshme nga disa pjesë të kryeqytetit.

Në terren po intervenojnë ekipet e Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për të lënduar apo për shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të intervenimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër