Gjendet një granatë nga Lufta e Dytë Botërore gjatë punimeve në Shkup

Nga Xh M
1,585 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 korrik Zhurnal.mk – Një granatë nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur dje gjatë punimeve gërmuese për ndërtimin e një ndërtese në bulevardin “Metropoliti Teodosij Gologanov” në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se për granatën dje në polici në orën 12:00 është paraqitur N.I., pas çka një ekip inspektues nga SPB Shkup ka kryer inspektim dhe u konstatua se bëhet fjalë për një granatë nga Lufta e Dytë Botërore.

“U informua Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për largimin e sigurt të granatës”, informoi MPB në buletinin e saj ditor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër