Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, procedohen penalisht shefi i monitorimit dhe dy roja mjedisi

Nga D V
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 gusht, Zhurnal.mk –  Drejtoria Vendore e Policisë Dibër bën bën me dije se pas zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, janë proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave, shefi i monitorimit të parkut dhe dy roja mjedisi.

Specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit K. S., 35 vjeç, S. L., 51 vjeç, të dy banues në Dibër, dhe A. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se këta shtetas, me detyra përkatëse shef monitorimi i parkut kombëtar dhe roje mjedisi, nuk kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen nga zjarri të territorit në përgjegjësinë e tyre. Si pasojë, janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër