Nënshkruhet marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Poloninë

Nga D V
497 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 gusht, Zhurnal.mk – Shqipëria e mirëpret nënshkrimin nga presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes dy vendeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm që u garanton qytetarëve shqiptarë njohjen e periudhave të punës dhe transferimin e kontributeve të tyre shoqërore edhe në Poloni.

Kjo marrëveshje i bashkohet marrëveshjeve të ngjashme që Shqipëria ka lidhur me vende si Italia, Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Zvicra, Hungaria, Kanadaja dhe të tjera.

Sipas MEPJ-së, marrëveshja garanton më shumë të drejta e mundësi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër