10 të zhdukur pas përplasjes mes dy anijeve tregtare

Nga D V
446 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Stamboll, 2 shtator, Zhurnal.mk – Dy anije tregtare me flamur turk u përplasën në brigjet e lagjes ”Silivri” të Stambollit dhe autoritetet kanë humbur kontaktin me një nga anijet dhe 10 anëtarët e ekuipazhit të saj, tha Zyra e Guvernatorit të Stambollit.

Anija tregtare me flamur turk ”Alsu”, e cila lundronte nga Kocaeli në Aliaga, u përplas rreth orës 03:00 me anijen tregtare me flamur turk ”Tugberk Imamoglu”, e cila po udhëtonte nga porti ”Iskenderun” për në Karadeniz Eregli, tha zyra.

Përplasja ndodhi 18 milje detare në jug të ”Silivrit”.

Në deklaratë thuhet se mjetet lundruese të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Bregdetare dhe Komandës së Rojës Bregdetare Marmara dhe të Ngushticave, së bashku me një helikopter të Rojes Bregdetare, janë dërguar në vendngjarje.

Vlerësimet fillestare nga ekipet reaguese nuk gjetën dëme të dukshme në ”Alsu”.

Megjithatë, autoritetet thanë se nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë kontakte me anijen tregtare ”Tugberk Imamoglu” ose 10 anëtarët e ekuipazhit të saj dhe se në zonë janë duke u zhvilluar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër