20 vjet nga rënia e komandant Ilirit, Isa Likës: “I pavdekshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi për ty!”

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 19 tetor Zhurnal.mk – Sot shënohen 20 vjet nga ndarja nga jeta e Isa Likës, i njohur si Komandant Iliri, i cili kujtohet me respekt dhe mall nga shokët dhe bashkëluftëtarët e tij.

Me këtë rast, një nga bashkëluftëtarët e tij ka ndarë një mesazh prekës përkujtimor, duke vlerësuar figurën, guximin dhe besën e komandantit, si dhe duke shprehur dhimbjen për mungesën e tij.

“Komandant Iliri ishte nga ata njerëz që rrallë i sjell jeta. Njerëz me zemër të madhe, me besë e me guxim, të cilët nuk i zëvendëson koha dhe nuk i harron historia”, thuhet në mesazhin përkujtimor.

Duke kujtuar sakrificën dhe veprën e bashkëluftëtarit të tij, ai shpreh mallin përmes fjalëve: “I mungon çdo pëllëmbë e tokës që e lave me gjak, shoku im!”

Mesazhi përmbyllet me nderim për jetën dhe veprën e Isa Likës, Komandant Ilirit, duke e cilësuar kujtimin për të si të pavdekshëm dhe të paharruar.

“Lavdi jetës dhe veprës sate!”

Edhe pas dy dekadash, kujtimi për Komandant Ilirin vazhdon të jetojë te shokët dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët e përkujtojnë me nderim dhe mirënjohje.

Gjatë luftës së vitit 2001, Isa Lika ka qenë komandant në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i njohur me emrin komandant Iliri. Ai ka udhëhequr Brigadën 112 „Mujdin Aliu“, e cila ka vepruar në rrethinën e Tetovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër