Muhamed Zeqiri dënohet me 1 vit e 7 muaj burg për shpërdorim të detyrës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vjet e 7 muaj burg ish sekretarin e Qeverisë Muhamed Zeqiri në lëndën ku akuzohet për shpërdorim të detyrës lidhur me kontratat për shërbime konsulentë për analizimin e situatave dhe privatizimin e mundshëm të Postave dhe Hekurudhave të RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik.

Vendimi vjen pas gjykimit të përsëritur, ndërsa Zekiri ka të drejtë të ankohet në Supreme brenda 8 ditësh. Me kontratat, sipas Prokurorisë i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 1,1 milion euro. Nga Gjykata e Apelit theksojnë se për këtë është urdhëruar konfiskim i pasurisë së kompanisë kontraktuese Interholding, por jo edhe ndaj Zekirit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër