86-vjeçari nga rrethina e Gostivarit mashtron para bankomati – i tërhiqen 5.600 denarë nga llogaria

Nga B.M
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Më 09.02.2026 në ora 13:30, në DPB Gostivar, një 86-vjeçar nga një fshat i rrethinës së Gostivarit ka denoncuar se më 06.02.2026 rreth orës 14:00 është mashtruar nga dy persona meshkuj para një bankomati në Gostivar.

Sipas denoncimit, autorët kanë shfrytëzuar gjendjen e tij shëndetësore dhe vështirësitë në komunikim, duke e informuar rrejshëm se nuk ka mjete në llogari, ia kanë kthyer kartelën dhe më pas, në mënyrë të kundërligjshme, kanë tërhequr 5.600 denarë nga llogaria e tij.

Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër