Raporti i progresit nëpër prizmin e gjeopolitikës – Shkupi ta kapë këtë moment delikat!

nga admin

Shkup, 24 qershor – Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) miratoi sot Propozim-raportin për Maqedoninë e Veriut të përgatitur nga eurodeputeti austriak Thomas Weitz me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime. Por, edhe përkundër këtij rezultati, Bullgaria dhe votat kundër janë të larta. Çfarë do të thotë kjo për Maqedoninë e Veriut?, shkruan “Zhurnal.mk”.

Miratohet Raporti që e njeh gjuhën maqedonase!

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi sot me një shumicë të gjerë politike raportin e progresit për Maqedoninë, të paraqitur nga eurodeputeti dhe raportuesi për vendin, Thomas Weitz.

Raporti duhej të hidhej në votim më 4 qershor, por u shty me kërkesë të Weitz për shkak të kundërshtimit të eurodeputetëve bullgarë, të cilët kundërshtuan emërtimin e qartë të gjuhës dhe identitetit maqedonas në tekst. Ëeitz tha në atë kohë se kishte qenë dëshmitar i debateve të forta politike, por mbeti i vendosur në qëndrimin e tij se dokumenti pasqyronte konsensusin e të gjitha grupeve parlamentare.
Hapi tjetër është që raporti të hidhet në votim në seancën plenare të Parlamentit Europian, e cila do të mbahet nga 7 deri më 10 korrik në Strasburg.

Bullgaria e pakënaqur!

Ndërkohë, një eurodeputet bullgar ka njoftuar se do të propozojë një shtesë në formën e një “mendimi të pakicës”, duke treguar se tensionet politike mbi çështjen maqedonase ende nuk po qetësohen.

Pas miratimit të dokumentit, Weitz shprehu kënaqësinë që ai ishte votuar nga një shumicë e gjerë politike.

“Jam krenar për gjithë punën e madhe që u bë për të gjetur kompromise në mënyrë që të mund ta miratonim këtë raport të ekuilibruar mirë me një shumicë të gjerë politike. BE-ja duhet të mbetet e bashkuar me fqinjët e saj në peizazhin sfidues gjeopolitik me të cilin përballemi. Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Pas 20 vitesh negociatash, ne duhet të ruajmë vrullin e mirë aktual për të çuar më tej procesin e zgjerimit”, tha Weitz. Raporti tani do t’i paraqitet Parlamentit Evropian për votim gjatë seancës së ardhshme plenare, shkruan “Zhurnal.mk”.

Proceset gjeopolitike që i bëjnë presion BE-së, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut!

Raporti thekson nevojën për të ruajtur besueshmërinë e procesit të zgjerimit, mirëpret përafrimin e Maqedonisë së Veriut me politikat evropiane dhe bën thirrje për një rifillim të shpejtë të negociatave të anëtarësimit dhe zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Dokumenti përmban disa referenca për njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, gjë që përfaqëson një sinjal diplomatik me peshë të fortë. Ky raport ishte rezultat i kompromiseve që lejuan të miratohet një dokument i ekuilibruar që mori mbështetje të gjerë.

Edhe përkundër insistimit të Bullgarisë që të bëjë probleme në raportin e Maqedonisë së Veriut, deputetët evropian e dinë se nuk është koha që tani të hapen probleme të vjetra. Pikërisht në këto momente BE-ja duhet të mbetet e bashkuar me fqinjët e saj në këtë moment sfidues gjeopolitik. Me këtë raport u dha sinjali i qartë se Maqedonia e Veriut i përket BE-së duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së momentit të mirë në procesin e zgjerimit.

Por, në këtë segment mbetet hapi i radhës nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila duhet ta përdorë këtë frymë pozitive në BE që sa më shpejt të hap kapitujt e negociatave. Nëse më parë nuk kishte kundërshtime për Raportin e Maqedonisë së Veriut, tani thuajse gjysma e deputetëve ishin kundër. Kjo është një alarm se kjo qeveri nëse vazhdon ta zhagojë këtë proces, do ta zmadhojë këtë problematikë dhe pastaj çdo kompromis do të jetë më i dhimbshëm, shkruan “Zhurnal.mk”.

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy