Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar në Maqedoni

Nga D V
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 gusht, Zhurnal.mk – Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 6 miliardë e 363 milionë e 610 mijë denarë, që është 31.0% më shumë krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Numri më i madh i lejeve, 70, është lëshuar në Rajonin e Pollogut.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit, 200 (67.6%) janë për objekte të ndërtimit të lartë, 26 (8.8%) për objekte të ndërtimit të ulët, ndërsa 70 (23.6%) për objekte për rikonstruksion.

Nga gjithsej 296 objektet, në 218 (73.6%) raste si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa në 78 (26.4%) raste investitorë janë subjekte afariste.

Gjatë periudhës raportuese është parashikuar ndërtimi i 754 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 64.266 metrash katrorë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër