Shkup, 15 korrik – Kryetari, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me ftesë të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, të organizuar nga ambasadori Fatih Ulusoy.
Kryetari Ibrahimi vlerësoi rëndësinë e kësaj dite si një mesazh universal për fuqinë e popullit dhe mbrojtjen e institucioneve demokratike.

