Shkup, 18 korrik – Në 24 orët e fundit janë evidentuar 33 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat një është aktiv, katër janë nën kontroll dhe 28 janë shuar, njoftoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza.
Është aktiv zjarri në afërsi të fshatit Niviçinë në Komunën e Vasilevës, ku digjet pyll me kërcell të ulët.
Nën kontroll janë zjarret afër fshatrave Xhidimirc, Krushje dhe Ivankovc në Komunën e Velesit, afër Nikoliqit në Komunën e Dojranit, midis fshatrave Creshnevë, Lokvicë dhe Krapë, si dhe zjarri në deponinë e qytetit në Demir Hisar.
Janë shuar 28 zjarre, përfshirë atë afër fshatit Mërshevc midis Rafinerisë dhe Zonës Industriale Bunarxhik në Komunën e Ilindenit. Zjarri afër Mërshevcit u përhap në fshatin Bujkovc dhe zonën industriale për shkak të erës. Nga zjarri pjesërisht është përfshirë çatia e kishës afër fshatit Mërshevc.

