Një delegacion i Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për vizitë në Vermont për avancim të bashkëpunimit mbrojtës

nga D. V.

Shkup, 28 korrik – Një delegacion i kryesuar nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-majori Sashko Llafçiski, së bashku me sekretaren shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska Ristova, prej sot do të qëndrojë për vizitë disaditëshe zyrtare në shtetin federal të Vermontit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita realizohet në kuadër të Programit për partneritet të SHBA-së dhe përfshin takime me përfaqësues të lartë nga Garda nacionale e Vermontit, universiteti ushtarak Norviç, si dhe me përfaqësues zyrtarë të shtetit të Vermontit. Në kuadër të vizitës, delegacioni do të realizojë takim edhe me guvernatorin e Vermontit, Fill Skot.

Qëllimi kryesor i vizitës, siç kumtoi Shtatmadhoria e Armatës, është avancimi i bashkëpunimit strategjik mbrojtës, këmbimi i përvojave dhe planifikimi i përbashkët i stërvitjeve dhe aktiviteteve.

“Ky aktivitet paraqet edhe një hap në drejtim të përforcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe interoperativitetit mes Armatës së RMV-së dhe forcave të armatosura të SHBA-së, në frymën e aleancës në NATO”, thonë nga SHM e Armatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More