Ilir Alimehmeti: Nuk na mbetet rrugë tjetër, veçse të fillojmë protestat

nga L. M

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, foli mbi aktualitetin politik dhe paralajmërimet për aksionin e opozitës që pritet të nisë në muajin shtator.

Alimehmeti tha se forumet e PD-së do të mblidhen për të diskutuar format e aksionit, ndërsa theksoi se aktualisht vëmendja është përqendruar te analiza e zgjedhjeve të 11 majit dhe raportimi i shkeljeve.

“Kemi detyrimin tonë për të informuar faktorin ndërkombëtar dhe mediat. Raporti i OSBE/ODIHR po vonon dhe është një pikë kyçe që na mungon për momentin. Fakti që vonon, tregon se ka diçka që po e pengon,” u shpreh ai në News24.

Sipas tij, protestat mbeten një komponent i rëndësishëm përballë një pushteti që ai e cilësoi “autokraci”.

“T’i qëndrosh përballë një autokracie nuk e zgjidh dot në mënyra të tjera, në një kohë kur institucionet janë të kapura. Ajo që mbetet për njerëzit është rruga e protestave. Në një vend demokratik, protestat janë të ligjëruara. Mënyra si ato organizohen, mbetet për t’u diskutuar, por unë i shoh si një element kyç,” deklaroi Alimehmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More