Murtezani në Bruksel në mbledhje të GAK për sundimin e ligjit

nga D. V.

Shkup, 15 shtator – Me ftesë të Presidencës daneze me Këshillin e BE-së, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK), i cili do t’i kushtohet sundimit të ligjit, njoftoi kabineti i tij.

Kjo është pjesëmarrja e dytë e ministrave nga vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, së bashku me vendet anëtare, për të qenë pjesë formale e GAK-ut.

Do të flitet për gjendjen në katër fushat e përfshira me Raportin e KE-së për sundimin e ligjit për vitin 2025: sistemin gjyqësor, anti-korrupsionin, pluralizmin mediatik dhe lirinë e mediave, si dhe për çështje të tjera institucionale të lidhura me mekanizmat kontrollues.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More