Charles Leclerc i propozon të dashurës së tij

nga D. V.

Piloti i Formula 1 nga skuadra Scuderia Ferrari, Charles Leclerc, i ka propozuar martesë të dashurës së tij, Alexandra Saint Mleux.

Propozimi u bë i ditur përmes disa fotografive të ndara në llogarinë e tij në Instagram, me mbishkrimin “Z. dhe znj. Leclerc”.

Ndër fotografitë më të veçanta të propozimit është ajo e qafores së qenit të tyre, Leo, që mban mbishkrimin “Babi dëshiron të martohet me ty”.

Edhe Alexandra ka publikuar fotografi të unazës së fejesës.

Leclerc dhe Alexandra janë bashkë që nga viti 2023.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More