Takim në Greqi për furnizimin energjetik të Ukrainës

nga D. V.

Ministrat e Energjisë nga Shtetet e Bashkuara dhe të Amerikës dhe disa vende europiane po zhvillojnë sot në Greqi bisedime mbi mënyrat se si rrjeti rajonal i përmirësuar i gazsjellësve mund të përdoret më mirë për të furnizuar Ukrainën, ndërsa administrata e presidentit Trump kërkon të rrisë më tej eksportet e gazit drejt Europës, sipas AP.

Sekretari amerikan i Energjisë Chris Wright dhe sekretari i Brendshëm Doug Burgum po marrin pjesë në takimin e zhvilluar në Athinë, të organizuar nga “Atlantic Council”, një institut me qendër në Uashington.

Në takim po marrin pjesë mbi 80 zyrtarë amerikanë, ministrat e Energjisë së Bashkimit Europian dhe drejtues të kompanive kryesore amerikane të gazit të lëngshëm natyror (LNG).

Presidenti Donald Trump synon të përdorë pozitën e SHBA-së si eksportuesi më i madh në botë i LNG-së për të nxitur BE-në të blejë më shumë gaz amerikan, duke e lidhur eksportin e energjisë me negociatat më të gjera tregtare.

Me Evropën tashmë si tregun më të madh për LNG-në amerikane dhe të vendosur të ndërpresë të gjitha furnizimet me gaz rus brenda dy viteve të ardhshme vëmendja është përqendruar te i ashtuquajturi “Korridori Vertikal”, një rrugë veriperëndimore e gazit që lidh Greqinë me Bullgarinë dhe Rumaninë.

“’Korridori vertikal’ është një projekt me rëndësi të madhe gjeopolitike dhe ekonomike për ne”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë takimeve të mbrëmshme me zyrtarët amerikanë.

“Greqia është e bekuar me një pozicion gjeografik unik dhe jemi pika natyrore e hyrjes për gazin e lëngshëm amerikan në Europë”, shtoi ai. “Na gëzon fakti që ky projekt po bëhet realitet”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More