Meloni: Do të krijojmë një forum të përbashkët për sipërmarrjen

nga D. V.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi sot mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane historike dhe që hap një fazë të re në marrëdhëniet dypalëshe.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, pas mbledhjes së dy qeverive, Meloni tha se “është hera e parë që qeveritë takohen në një format të këtij lloji, por edhe për atë që ju sapo ishit dëshmitarë për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve dypalëshe teknike dhe qeveritare të cilat u nënshkruan”.

Kryeministrja Meloni theksoi se “është e qartë, ne e dimë që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë janë marrëdhënie që i kanë rrënjët shumë thellë, kanë qenë gjithmonë marrëdhënie të tilla konstante të vazhduara që shkojnë përtej interesave reciproke”.

Ne, vijoi Meloni, kemi qenë të gjithë paksa të mallëngjyer nga takimi i asamblesë sonë plenare me të paktën 20 ministra të cilët morën fjalën të gjithë duke folur në mënyrë ekskluzive në italisht dhe pa pasur praninë e përkthimit.

“Mendoni se sa tregon kjo gjë, se sa Italia ka qenë dhe është një pikë referimi për Shqipërinë”, tha Meloni.

Meloni u shpreh se “ajo çka ne duam të bëjmë me këtë ditë është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme mes kombeve e vendeve tona ta shndërrojmë në një mësim, në një thesar, për ta fuqizuar edhe më shumë këtë marrëdhënie”.

Më tej Meloni u ndal tek marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

“Është e qartë që Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane, të cilat punojnë në Shqipëri dhe qëllim ynë është që t’i japim më shumë vëmendje duke i vendosur marrëdhëniet tona në një plan më të thellë”, tha Meloni.

Kryeministrja italiane bëri të ditur se “kemi lënë një tjetër takim, një tjetër objektiv atë të vendosjes të krijimit të një forumi ku do të përfaqësohen shoqëri, ndërmarrje që përfaqësojnë sistemin prodhues brenda gjashtë muajve të parë, nga sot”.

“Kemi përcaktuar drejtimet ku do të vijojë bashkëpunimi ynë në sektorë si energjia, transporti duke u përqendruar sidomos në veçanti tek Korridori VIII, rrugë e cila vjen nga Pulja duke kaluar në Shqipëri dhe duke vazhduar më tej drejt Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sigurisht përafrimi i brigjeve të Adriatikut dhe shndërrimi i tij në në një korridor strategjik vë në dispozicion të të gjithëve infrastrukturën ekonomike, logjistike dhe energjetike që janë të pranishëm në jugun e Italisë dhe bëjnë që jugu i Italisë të jetë një hap shumë i rëndësishëm për këtë zonë që do të thotë të sigurosh më shumë mirëqenie, zhvillim, jo vetëm për Italinë e Shqipërinë, por për mbarë Europën e në tërësinë e saj”, theksoi Meloni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More